Connect with us

Aktualitet

Nga çunat e Londrës? Andrew Tate i dhurohet një Tesla Cybertruck me targa shqiptare

Andrew Tate, influencuesi i njohur britaniko-amerikan ka marrë një dhuratë nga ndjekësit e tij! Edhe pse ai dhe vëllai i tij janë të akuzuar për trafikim njerëzor, shfrytëzim seksual dhe përfshirje në një organizatë kriminale, ata kanë marrë dhuratë një “Cybertruck”.

Një “Tesla Cybertruck” me targa shqiptare “AB 220RY” i shte parkuar në pronën e tij dhe ishte regjistruar në emrin e Tate. Por sipas influencerit, ai vetë nuk ka asnjë dijeni se kush mund t’ja kërë bëtë këtë dhuratë.

“Unë nuk e kam blerë. Nuk më pëlqejnë makinat elektrike. Nuk e di kush e ka sjellë, edhe pse është në emrin tim. Pse ka targa shqiptare? Janë “çunat e Londrës”. Ata kanë shumë para. Shkruan Tate në sendilje. As nuk e di kush ma ka blerë sepse mendoja se “Cybertruck” nuk lejoheshin në Europë sepse kanë cepat me majë. Por në Shqipëri çdo gjë është legale me shumë para. Shqiptarët duhet ta kenë bërë. Të vetmit shqiptarë që unë njoh janë nga Londra,”-tha ai.

Çmimi i një Tesla Cybertruck varion nga 80 mijë deri në 100 mijë dollarë, por Tate thotë se dikush ka paguar 700 mijë dollarë për t’i dhuruar mjetin

Advertisement