Aktualitet
Nga Kosova në Tiranë 2 ditë në këmbë/ Protestuesi: Para 2 muajsh i kërkova Ramës të mbështeste liderët e UÇK-së
Protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë ka nisur në sheshin “Skëndërbej”. Një nga protestuesit e shumtë e ardhur nga Kosova, shprehet se protesta e tij ka qenë ndryshe nga të tjerët.
Duke folur për gazetarin Osman Stafa, ai ka treguar se ka udhëtuar në këmbë prej 2 ditësh nga Prishtina në Tiranë për tju bashkuar këtij tubimi. Protestuesi tha se 2 muaj më parë i kërkoi direkt kryeministrit Rama që të organizonte një protestë në mbështetje të liderve të UÇK-së.
““E kam marrë këtë nismë para 2 muajsh kur jam kthyer nga Haga kur erdha në Tiranë dhe kërkova nga kryeministri Rama të bëhej një protestë në Tiranë. Jam nisur para dy ditësh nga Prishtina për të mbërritur në Tiranë. Falënderoj popullin shqiptar, policinë e Kosovës që më kanë përkrahë. Duhet dhe një protestë e madhe për tu mbajtur në Shkup, dhe janë përkrah çlirimtarëve, se ata po akuzohen me aktakuza të Beogradit”, u shpreh ai.