Aktualitet
Nga përplasja me policinë tek hedhja e gazit lotsjellës, çfarë nuk u pa nga protesta në aksin Thumanë-Kashar
Pasditen e sotme është zhvilluar një protestë në aksin Thumanë-Kashar. Banorët u mblodhën rreth orës 18:00 duke bllokuar aksin i cili u ka sjellë probleme në rutinën e tyre të përdishme si dhe tek bizneset. Në vendngjarje kishte forca të shumta policie të cilat ishin mobilizuar për çdo situatë me protestuesit ndoëse ata kishin lajmëruar për një protestë paqësore.
Banorët bllokuan qarkullimin duke u ulur në asfalt ndërsa i bënë thirrje policisë të bëjnë punën e tyre teksa ata kërkojnë të drejtën e tyre për të protestuar. Pak minuta pasi u bllokua qarkullimi policia tentoi të hapte njërën anë të rrugës pasi dhjetëra makina krijuan trafik të rënduar. Kjo solli që banorët të acarohen dhe të mos lejojnë policinë teksa shkoi edhe në përplasje dhe shtyrje mes tyre. Ndërsa një banor u shpreh se policia ka përdor gazlotsjellës. Por çfarë nuk u pa nga protesta? Më poshtë gjeni disa foto nga momentet nga protesta.