Connect with us

Politike

Nga radikalizimi te greva e urisë/ Gjin Gjoni: Ambasadorët miratojnë veprimet e Ramës, ulin kokën para…

Deputeti demokrat, Gjin Gjoni shprehet se është e vështirë që publiku të përceptojë atë se çfarë ka ndodhur këtë të enjte, në seancën parlamentare të prezantimit e më pas miratimit të programit qeverisës. Gjoni tha se e gjithë zanafilla e kësaj ngjarjeje të parlajmëruar ka nisur me dekretin e kreut të shtetit Bajram Begaj, për dekretimin e kabinetit të qeverisë dhe ministres së Inteligjencës Artificiale ‘Diella’, e cila ka vijuar më tej me ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Të gjitha këto, sipas ligjvënësit demokrat, kanë ndodhur në një hark të shkurtër kohor, duke sjellë për pasojë, atë që Gjoni e cilëson si ‘vdekje të parlamentarizmit’. Sipas tij, mazhoranca qeverisëse tregoi sot se është vënën nëm diktatin e karteleve, bandave të drogës, krimit, të cilët kanë arritur të sigurojnë 20-25 ulëse në Kuvendin e Shqipërisë. Për deputetin e PD, gjithë çka ndodhi në seancën plenare, ishte një skenar i përgatitur nga PS, me qëllim që programi qeverisës të kalohej pa diskutim.

I pyetur mbi atë se çfarë do të bëjë PD, pas seancës së të enjtes, Gjoni tha se selia blu po përgatitet për radikalizim të veprimeve deri në grevat e urisë. I ashpër në qëndrim, deputeti demokrat ishte edhe ndaj ambasadorëve të vendeve të BE-së, që sipas tij miratojnë veprimet antikushtetuese të kryeministrit Edi Rama, ndërsa ‘ulin kokën’ përpara Trump, në një kohë kur Shqipëria është në negociata për të qenë vend anëtar në union.

Pak e vështirë të perceptohet nga publiku. Zanafilla është të dekreti antikushtetues i Presidentit Bajram Begaj. Dekreti për një figurë, dhe dispozitat e ligjet të thonë se është e pamundur të realizosh një dekret të tillë. PD do ta çojë në Kushtetuese, veprimet antikushtetuese vijuan edhe në seancën e parë për ndryshimin e rregullores. Duhet të kalojnë në procedurë normale e të përshpejtuar, ndërhyrja është shkelja e dytë kushtetuese në një periudhë të shkurtër kohore. Të gjitha këto çuan në vdekjen e parlamentarizmit.

Ambasadorët vënë duart në kokë, seanca më e rëndësishme parlamentare për kabinetin e planin qeverisë, në asnjë vend të botës kaloi në kohë rekord, 3 minuta. Në kohën e Diellës, është e realizueshme gjithçka. Zotëria që ka marrë drejtimin e qeverisë është njeriu më i papërgjegjshëm që po e tërheq zvarrë këtë komb.

PD që nga zgjedhjet e më tani është përqendruar në momentin deciziv, farsa elektorale. Mazhoranca e sotme po vijon një farsë elektorale dhe me parlamentin. Sot kjo mazhorancë është nën diktatin e karteleve, drogës, njerëzve që kanë vjedhur 20- 25 mandate, në këtë super-mazhorancë, janë në një vetëkënaqësi totale e s’ka rëndësi asgjë për ta, parlamentarizmi. Nga krahu tjetër, ishte skenar i përgatitur nga PS, të shkohej pa u diskutuar. Po ta studioni programin qeverisë, ka 2 objektiv, Shqipëria në BE 2030, nëse ndodh është një vendimmarrje gjeopolitike. S’përmirëson asnjë standard për t’u pranuar, dhe shqiptarët s’përfitojnë në këtë periudhë tranzitore, pasi BE e di shumë mirë se produkt i këtj janë zgjedhjet e krimit të organizuar, vjedhjes së votës, i administratës.

Duhet një reagim fillestar, dhe secili prej nesh po diskutojmë brenda grupit të PD, jam për linjën radikale. Pjesa e kryqëzimit të PD me jetën parlamentare. S’mund të djegim mandatet dhe siç ndodhi me lënien e pushtetit lokal, PD po vuan pasojat e e kësaj. Janë diskutuar opsionet e grevave të urisë, radikalizimi i opozitës. Është një mënyrë që duhet të punojmë me qytetarët dhe diasporën, fokus i PD për t’i mobilizuar, diaspora e ka vuajtur më shumë manipulimin, diaspora do të vijojë të angazhohet e të jetë pjesë e vendimmarrjes, PD kërkon resurse njerëzore dhe mbështetje nga diaspora.

BE është vënë totalisht në funksion, jam për një qëndrim të fortë ndaj ambasadave. Këta lider të BE që miratojnë vendimmarrje të Ramës, ulin kokën para presidenti Trump, duken si kukulla. Bëjnë të fortit kur Shqipëria s’përmbush asnjë lloj standardi. Ne s’duhet të lejojmë, intesfikimi i grupit parlamentar me ndërkombëtarët duhet të jetë shumë i fortë.

Advertisement