Connect with us

Aktualitet

Nga ulja e numrit të turistëve deri rritja e kërkesës, ja pse euro po fiton terren ndaj lekut?

Kursi i këmbimit është përfshirë këtë javë nga lëvizje të çuditshme. Të gjitha valutat janë forcuar kundrejt lekut, por euro ka pësuar rritjen më të shpejtë.

Monedha europiane ka kapur kuotën e 100 lekëve, duke u vlerësuar me rreth 3 lekë vetëm në ditët e fundit. Ky është niveli më i lartë i euros që prej korrikut të vitit të kaluar. Por si shpjegohet ky forcim i beftë i euros? Cilat janë arsyet?

Sipas të dhënave nga agjencitë e këmbimit valutor, në treg ka një shtim të sasisë së lekut, për shkak të pagesave që ka bërë qeveria këtë muaj nga buxheti për prokurimet e fundvitit. Nga ana tjetër, sasia e euros në qarkullim është tkurrur, pasi turistët kanë qenë më të paktë, si pasojë edhe e përkeqësimit të motit. Paralelisht, është rritur kërkesa për euro nga bizneset që kanë bërë blerjet e fillimit të sezonit.

Por a do të vijojë rritja e euros? Një pyetje që vlen 1 milion dollar, por gjasat janë për një forcim të mundshëm, duke pasur parasysh edhe zgjedhjet në prag, ku shtohet sasia e lekut që hidhet në qarkullim. Lidhur me ecurinë e kursit të këmbimit ka reaguar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në raportin për Shqipërinë, publikuar pak ditë më parë, FMN vlerëson se nëse kursi i këmbimit do të marrë një kthesë të papritur duke u rikthyer në nivelin e vitit 2022, kur euro ishte mbi 120 lekë, do të ndikonte negativisht në sektorin financiar, bizneset dhe familjet, nëpërmjet rritjes së kredive me probleme, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e huave janë në valutë

Advertisement