Kronike
Nga vjedhje, dhunë në familje dhe të dehur në timon, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se 1 person është arrestuar për një rast vjedhjeje në kryeqytet dhe një tjetër, i cili ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.
Ndërkohë, dy të tjerë kanë rënë në pranga pasi u kapën nga policia rrugorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi:
Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin M. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një monopatinë elektrike te sheshi “Shkënderbej”. Më pas duke u larguar me monopatinë, është përplasur me mjetin tip “Range Rover”, me drejtuese shtetasen B. M. Si pasijë 36-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin I. M., 53 vjeç, banues në Mëzes, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMë”, është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi E. S. dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Gjithashtu 44-vjeçari ka refuzuar të kryejë testin e alkoolit;
– D. G., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.

