Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Ngjela: Berisha punon me Beogradin! Ka një qëllim të qartë, destabilizimin e Shqipërisë

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku grupimi i Sali Berishës zgjodhi të bllokojë punimet e seancës dhe vijojë me protestën derisa të realizohen atë që e konsideron të drejtat e saj; mbajtja e Komisioneve Hetimore. I ftuar në “Top Talk”, avokati Spartak Ngjela është shprehur se akti i kryer nga Berisha ka një qëllim të qartë, destabilizimin e Shqipërisë. “Ka një shqetësim të madh Beogradi për avancimin e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Bashkë me Beogradin edhe Moska”- tha Ngjela, duke shtuar se: “Saliu ose është me deviacion psiqik ose punon për Beogradin. Sepse ashtu sikurse vepruan ata dje, ne kuptuam se po kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë”.

I ndalur tek aleati i Berishës, Ilir Meta, Ngjela shprehet se atë e ka kapluar heshtja pasi është në hall juridik nga SPAK-u.

“Këtu fle lepuri. Le të shohim se si do të shkojë procesi i investigimit penal në të cilin ai është i ngarkuar”- tha Ngjela.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Avokat, 26-27 deputetë mbështetës së zotit Berisha bllokuan punimet e Parlamentit dhe me drita të fikura kanë vijuar të qëndrojnë për disa orë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Do të vazhdojmë tha Berisha, dhe mund të shkojmë deri në grevë urie. Sa rezultativ mund të jetë ky lloj aksioni politik?

Ngjela: Nuk kuptuam çfarë kërkonin. Profesionalisht u them se akti që kryen është kriminal. Pyetja është çfarë kërkuan? Asgjë. Por në një vend donin të dilnin. Ka një shqetësim të madh Beogradi për avancimin e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Bashkë me Beogradin edhe Moska.

Atëhere, nëse do t’i bënim një analizë politike do të thoshim se Saliu ose është me deviacion psiqik ose punon për Beogradin. Sepse ashtu sikurse vepruan ata dje, ne kuptuam se po kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë, i cili s’mund të ndodhë dhe ata po lodhen kot sikurse janë lodhur deri tani. Si mund të vish në pushtet pa vota, është një kohë jo e shkurtër deri në zgjedhjet e reja. Kjo është demokraci, nuk vihet në pushtet me brroçkulla sikurse thotë Saliu. Esenca është, të pakën sipas mendimit tim politik, se ata kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë. Dhe u thash se kush e kërkon.

Xhokaxhi: Avokat, dua mendimin tuaj si jurist meqënse të dyja palët flasin për çështje Kushtetute ose vendime kushtetuese në këtë rast, një nga problemet që ngre PD-ja e Berishës është moslejimi i Komisioneve Hetimore të propozuara nga opozita. Ata pretendojnë se, sipas Kushtetutës së Shqipërisë, opozita ka të drejtën ligjore të ngrejë çdo Komision Hetimor që ajo kërkon. Si qëndron çështja?

Ngjela: Të drejtën duhet ta ketë ligji. Ligjin e kanë bërë vetë sepse nuk u ka interesuar. Ligji është me mazhorancën parlamentare. Mori fund loja. Komisioni i Hetimit parlamentar ngrihet së bashku me mazhorancën sepse do shumicën në parlament. Ça s’kemi thënë kur miratuan këtë ligj, por nuk dëgjuan të dy palët sepse kishin frikë nga hetimi parlamentar, u binte djersa nën hundë. Tani le ta mbajnë. Vetë e kanë bërë me 140 vota, tani le ta mbajnë. E kanë lënë hetimin parlamentar që ngrihet kundër mazhorancës, në dorë të mazhorancës.

Xhokaxhi: Avokat, si e shpjegoni ju heshtjen e pjesës tjetër të aleancës së Sali Berishës, që është Ilir Meta? U bë shumë kohë që nuk e dëgjojmë?

Ngjela: Kuptohet që ai është në hall juridik nga SPAK-u. Se çdo bëjë SPAK-u nuk e dimë, por që këtu është çështja. Këtu fle lepuri. Le të shohim se si do të shkojë procesi i investigimit penal në të cilin ai është i ngarkuar.

Që kur ka filluar SPAK-u ai e ka ndjerë dhe është në heshtje. Ai mendoi se nuk do të bëhej SPAK-u, po ta mbani mend atë gjestin e tij në parlament, mirëpo nuk i mori dot të gjithë me vete.

Por, Reforma në Drejtësi u bë, doli edhe SPAK-u me emërime, megjithëse ende nuk po shohim se çfarë do të ndodhë. Vetëm dimë atë që tha ambasadorja amerikane për prokurorët e SPAK-ut dhe gjyqëtarët, s’kanë mbrojtje. Janë të trembur. Ne gjendemi në këtë situatë, por nuk luftohet mafja pa garantuar prokurorët sepse ndodhë si në Itali.

LAJMI I FUNDIT

Qarkullonin me armë zjarri në mjet, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri

Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë pasi qarkullonin me armë zjarri në makinë. ‘Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 3”.

Lëviznin me armë zjarri pistoletë, në automjet, arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri. Ky i fundit, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin J. G. dhe pasagjer shtetasin E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit J. G., 27 vjeç dhe E. A., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Ministri Balla takim në Mbretërinë e Bashkuar me homologun Cleverly, çfarë diskutuan palët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe ku janë parashikuar takime me zyrtarë të lartë britanikë, mes të cilëve edhe homologun James Cleverly.

Së pari, ai bashkë-drejtoi me Ministrin për Migracionin, Robert Jenrick takimin e radhës së Komitetit të Përbashkët Mbikqyrës (KPM), në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm (TFPM), ku u vlerësuan rezultatet domethënëse me më shumë se 90% ulje të emigracionit të paligjshëm.

Një vit më parë kryeministrat Rama dhe Sunak ranë dakord të thellohet bashkëpunimi në tri fusha me interes të përbashkët, për çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, rritja ekonomike dhe investimet, si dhe inovacioni, rinia e arsimi.

Ministri Balla vuri në dukje se rezultatet janë të prekshme, falë këtij bashkëpunimi.

“Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, nënvizoi ministri.

“Sot jemi këtu për të bërë një bilanc të vlerësimit tonë të përbashkët se ku jemi me pjesën që lidhet me punët e brendshme në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Mund të themi se rezultatet deri tani janë mbresëlënëse, edhe partnerët britanikë e pranojnë faktin se çështja e emigracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë përmes kalimit të Kanalit nuk ekziston më.

Hapi i radhës që duhet të nxisim të dyja palët është emigracioni i ligjshëm. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur në Britani përmes punësimit të përkohshëm të gjithë janë kthyer brenda afatit.

Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, u shpreh Balla.

Continue Reading

Aktualitet

Mirëqeverisja në pikëpyetje/ Raporti i BERZH fundos Shqipërinë! Ia kalon edhe Kosova

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të tranzicionit, vlerëson negativisht Shqipërinë në kapitullin e “mirë-qeverisjes”. Raporti thekson se përkeqësim i dukshme vërehet në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara në Raport, për vitin 2023 për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë me 4.71 pikë nga 10 të mundshmet. I vetmi vend që Shqipëria lë pas është Bosnje-Hercegovina e cila ka marrë 4.09 pikë.

Në vlerësimet e BERZH Kosova renditet më sipër Shqipërisë, me 4.85 pikë. Raporti pasqyron rënie të Shqipërisë në kapitullin e “mirë-qeverisjes” vit pas viti. Kështu në vitin 2016 Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë dhe në vitin 2022 me 4.74 pikë.

Në vend të parë për qeverisjen e mirë në vitin 2023 në rajon rezulton Mali i Zi me 6.34 pikë, ndërsa pas tij renditen Rumania, Bullgaria Serbia, Greqia.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Loja “kukafshehti” me policinë dështon keq, përfundon në pranga shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet greke

Një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili për autoritetet greke njihej me tre emra të ndryshëm dhe kishte arritur t’i ikte policisë pas një ndjekjeje episodike, është arrestuar. 36-vjeçari është kapur rastësisht gjatë një kontrolli nga ekipi i DI.AS. në Selanik.

Sipas protothema.gr, i dyshuari ka tentuar të arratiset edhe këtë herë, por policët e ekipit të DI.AS. kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë pas një shkurreje ku tentoi të fshihej pas ndjekjes.

Shqiptari u paraqit në Gjykatën Penale Treanëtare të Selanikut dhe u dënua me 18 muaj burg, për rastin në të cilin u arrestua, me akuzën e rezistencës dhe mosbindjes.

Gjykata vendosi që dënimi i tij të mos ketë forcë frenuese pasi i akuzuari ka trazuar disa herë drejtësinë dhe kështu është dërguar në burg.

Continue Reading

LAJMI I FUNDIT

S’kam siguri fizike/ Diplomati i Kosovës paralajmëron Serbinë

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka thënë se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe ka ndaluar së ofruari siguri fizike për të si diplomat. “Dëshiroj ta ndaj edhe publikisht lajmin, që në shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka ndaluar së ofruari siguri fizike 24/7 për mua si zyrtar/diplomat, dhe po ashtu nuk ofron as siguri mobile. Pavarësisht ankesave dhe kërkesave kjo praktikë po vazhdon. Çfarëdo që mund të më ndodh gjatë shërbimit tim në Serbi – mes tjerash – është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Serbisë!” – ka shkruar Haxholli në Facebook. Këtë veprim të shtetit serb, ai e ka cilësuar si një precedent të rrezikshëm, dhe shtoi se nuk është “i mbrojtur as i mbuluar nga Marrëveshja e Brukselit si instrument ndërkombëtar”. “Sigurisht që Serbisë nuk i konvenon prezenca diplomatike e Republikës së Kosovës në Beograd, dhe aq më pak ngritja e statusit diplomatik siç parashihet sipas marrëveshjes për njohje de facto” – u shpreh diplomati Sidoqoftë, theksoi Haxholli, “kamuflimi i veprimeve kundër Zyrës nga institucionet e këtij vendi, me potencial rrezikshmërinë dhe ekspozimin tim fizik dhe ligjor, është diçka që Kosova nuk duhet ta pranoj!”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING