Connect with us

Kronike

“Nikla” u kthye në tmerrin e Francës! Grupi i Edison Pulës vodhi mbi 1 mln euro çanta dhe bizhu nga VIP-at

 7 shqiptarë janë vendosur në pranga në Francë, ndërsa 5 të tjerë janë kapur në Belgjikë; së bashku ishin kthyer në një grup të rrezikshëm grabitësisht. Sipas mediave franceze, ata dyshohet se kanë grabitur personazhe të famshëm mes Francës dhe Belgjikës, futbollistë, këngetarë, pilotë të “Formula Uno”. Adresat e tyre i kanë gjetur në rrjetet sociale dhe u janë futur në banesë për të marrë bizhuteri, çanta, ora dhe çdo gjë tjetër me vlerë; në total kanë vjedhur më shumë se 1 milion euro. Mediat kanë nxjerrë edhe foto të mallrave që kanë gjetur gjatë arrestimeve të anëtarëve të grupit.

Në krye të kesaj bande, sipas autoriteteve franceze ishte Edison Pula, i arrestuar në Luksenburg nga fund të janarit të këtij viti. Banda e grabitësve që ai kishte formuar, njihej ndryshe si “Nikla” dhe sipas hetuesve është përgjegjëse për të paktën 49 vjedhje.

“Nikla” u kthye në tmerrin e Francës! Grupi i Edison

Sendet e vjedhura

“Edison Pula njihet për fakte shumë të rënda në vendin e tij të origjinës: për një atentat në tentativë, si pjesë e një rasti më të madh të vrasjes së një prej drejtuesve të policisë shqiptare,”- shton gjenerali Marc de Tarlé, komandanti i Zyrës Qendrore për Luftën kundër Delikuencës Shëtitëse.

“Nikla” u kthye në tmerrin e Francës! Grupi i Edison

Sendet e vjedhura

2 anëtarët e parë të grupit u kapën më 20 janar në Luksemburg, 5 të tjerët u kapëm më  4 mars në zonën e Reims në Francë.

Policia franceze e ka cilësuar si një nga operacionet më të rëndësishme goditjen e kësaj bande, kjo për shkak se Pula është një përsëritës. ADN-ja e tij u gjet në më shumë se tridhjetë vjedhje të kryera midis qershorit 2022 dhe shtatorit 2024. Ai ishte gjithashtu i njohur për arratisje të shumta.

“Nikla” u kthye në tmerrin e Francës! Grupi i Edison

Edison Pula

“Ky individ është i njohur për arratisje të shumta, e fundit prej të cilave daton në qershor 2022. Ai u arratis nga burgu në Treviso. Me çarçafë, ai u ngjit në mur dhe më pas mundi të arratisej,”- tha gjenerali Marc de Tarlé, komandanti i Zyrës Qendrore për Luftën kundër Delikuencës, në BFMTV.

Edison Pula, kërkohet edhe nga Shqipëria me njoftim të kuq në Interpol për vrasje të mbetur ne tentativ. Edison Pula u dyshua bashkë me 8 persona të tjerë, si pjesë e një grupi që me 19 shtator të 2016 i vunë eksploziv automjetit të ish-policit të burgjeve, Gentian Bejtja, i cili mbeti i plagosur rëndë. Por edhe pse në pranga, ende nuk është ekstraduar në Shqipëri.

Advertisement