Politike
Nisja e fushatës/ Meta: Të gjithë të ftuar në stadiumin kombëtar
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/03/meta.jpg)
Ditën e nesërme koalicioni “Bashkë Fitojmë” hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale ka ftuar qytetarët të jenë pjesë e hapjes e cila do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Ailbania”.
“Të dashur qytetarë, nesër, në orën 12:00, ju ftojmë të gjithëve në Tiranë, në stadiumin kombëtar, për hapjen e fushatës fitimtare!”, shkruan Meta.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)