REAGIM
Nje arrestim, disa pyetje dhe po kaq spekullime
Nga Klodian Tomorri
Eshte shume interesante kjo historia e arrestimit te McConigalit. Pervecse ekspozon publikisht modus operandin e qeverise shqiptare qe korrupton cdo zyrtar te rendesishem qe vjen nga perendimi per interesat e saj politike, kjo histori ngre shume pikepyetje dhe le vend per spekullime.
Se pari, nga dolen ato 225 mije dollaret qe i pagoi personi shqiptar McConigalit? Jane para korrupsioni qeveritar? Qe do te thote se SPAK duhet te nise komunikimin me autoritetet e SHBA-se dhe duhet te hape paralelisht hetim ne Shqiperi per korrupsion dhe pastrim parash. (Zbatim ligji).
Se dyti, aty thuhet se vec pageses 225 mije dollare ka dhe nje lobim tjeter. Nga mediat amerikane qe kane pare dokumentat e gjyqit, rezulton se personi shqiptar eshte bere pentito dhe ka sherbyer si informator i FBI-se per nje ceshtje tjeter lobimi, po te McConigal. Nuk del e qarte nese lobimi i dyte eshte bere per llogari te zyrtareve shqiptare apo oligarkeve ruse. Ketu prape hyn ne veprim SPAK. (Zbatim ligji).
Se treti, a ka ndonje mundesi qe keto para te jene perdorur si lobim edhe ne shpalljen non grata te Berishes? (Terren spekullativ).
Se katerti, mos ka transportuar dhe ndonje valixhe nga ato leket e lobimit te Partise Demokratike ne kohen e Bashes ky McConigali? (Terren spekullativ)
Se pesti, Kryeministri e mbrojti publikisht kete McConigalin duke thene se e ka mik. Mos ndoshta mbrotja publike e kryeministrit ishte mesazh per McConigalin qe mos i trego shoket. (Terren spekullativ).
Se gjashti, tashme eshte e sigurte qe Shqiperia eshte ndyrur ne kete histori. Nga Shqiperia jane bere pagesa, ne afere ka aktore shqiptare etj etj. Pyetja tani eshte, a eshte perfshire drejteperdrejte dhe vet kryeministri apo ministra te qeverise ketu? (Perfundim logjik)
Pra shume, shume pikepyetje.