Connect with us

OPINION

Një miqësi e përjetshme/ Kosova falënderon SHBA-në në këtë ditë të veçantë

Nga Hisen Berisha

Në këtë ditë historike të pavarësisë së SHBA, shpreh mirënjohjen time, për mbështetjen dhe partneritetin që na kanë ofruar SHBA në rrugëtimin tonë drejt pavarësisë dhe zhvillimit.

Raportet midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qenë historikisht të rëndësishme për zhvillimin dhe stabilitetin e Kosovës.

Mbështetja e SHBA për Kosovës, veçanërisht gjatë dhe pas konfliktit të viteve 1990, ka luajtur një rol kyç dhe ka vazhduar të jetë mbështetja kryesor për pavarësinë dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, janë dëshmi e miqësisë së përhershme dhe bashkëpunimit imediat në shumë fusha si, mbështetja ushtarake dhe politike, për ta fituar lirinë, pavarësinë dhe shtetformimin duke ndërtuar institucione demokratike për të promovuar stabilitet në rajon; investimet për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor në Kosovë, forcimin e sektorit të sigurisë dhe kapaciteteve ushtarake në fushën e mbrojtjes, zhvillimin kulturor, pozicionimin e vendit dhe popullit tonë qëndrueshëm në gjeostrategjinë amerikane për rajonin, për ta përgatitur Kosovën për integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Me mirënjohje dhe respekt të lartë ushtarake, i uroj popullit amerikan 4 Korrikun, ketë ditë simbol i vlerat të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë, vlera të cilat kanë qenë gjithmonë e mbesin një burim frymëzimi dhe model për ne, në rrugën e lirisë, demokracisë, pavarësisë, dhe identitetit tonë shtetëror e kombëtar.

Le të festojmë së bashku këtë ditë të veçantë, duke u përkushtuar që të vazhdojmë të promovojmë vlerat që na bashkojnë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Të dashur miq dhe partnerë amerikanë,

Advertisement