Connect with us

Politike

“Një ‘son of the b*tch’ në Shqipëri”/ Shpërthen Malltezi: SHBA nuk i plas fare se çfarë ndodh këtu

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe i akuzuar në dosjen “Partizani”, ka lëshuar akuza të forta ndaj administratës së shkuar amerikane gjatë një interviste në emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu.

Malltezi e quajti vendimin për shpalljen “non grata” të Berishës një akt të motivuar nga korrupsioni, duke akuzuar emra të lartë të politikës amerikane. “Non gratat janë dhënë nga një administratë e korruptuar. U korruptuan nga McGonigal, Biden me familjen e tij, dhe Blinken, që është njeriu më i korruptuar i Sorosit,” – deklaroi ai.

Duke iu referuar rastit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, Malltezi tha se roli i tij është fshehur nga Departamenti i Shtetit. “Blinken erdhi në Shqipëri një ditë para shpalljes së vendimit për McGonigal, për të mbështetur Ramën si njeriun e tyre, sepse kishin bërë pisllëqe bashkë,” – shtoi ai.

Ai sulmoi edhe drejtësinë shqiptare, duke akuzuar kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për fshehje dosjesh: “Dumani po mban të mbyllura çështje të rënda. Amerika nuk ka tagër dhe as nuk i intereson kush ‘son of the b*tch’ është në Shqipëri. Për sa kohë që nuk i dhemb koka vetë, nuk merr përsipër asgjë.”

Advertisement