Connect with us

Rajon

Një tufë lule nga Beogradi/ Brukseli i ngujuar midis qeverisë serbe dhe kundërshtarëve të saj

Situata është disi e pazakontë: të gjithë janë të pakënaqur me reagimin e Bashkimit Evropian (BE) ndaj ngjarjeve në Serbi në muajt e fundit – qeveria, opozita dhe qytetarët protestues. Secili për arsyet e veta. Qeveria e Vucic shpesh kritikon reagimet nga Brukseli, duke i konsideruar ato të papranueshme, ndërsa opozita dhe protestuesit, nga ana tjetër, mendojnë se BE nuk po bën mjaftueshëm dhe se ka shumë simpati për regjimin në Beograd. Studentët protestues mund të kenë pritur shumë nga Unioni, por optimizmi i tyre ra me kalimin e kohës.

Sekretarja e Përgjithshme e Lëvizjes Evropiane në Serbi, Dragana Gjurica, vlerësoi per median serbe NIN se që nga fillimi i protestave studentore, të cilat u shndërruan në një lëvizje të përgjithshme civile, reagimi i BE-së ishte “i vonuar, i vakët dhe burokratik”. Sipas saj, në vend të një mesazhi të qartë politik, Brukseli dërgoi deklarata “shqetësimi”, ndërsa “studentët dhe qytetarët në rrugë pësuan dhunë dhe arrestime”.

Gjurica tha se “BE-ja nuk ka bërë as gjysmën e asaj që mund të bëjë” dhe se instrumentet ekzistojnë – “nga ngrirja e fondeve, deri te distancimi i qartë politik nga autoritetet në Serbi.

Kurse bashkëpunëtori kërkimor i Institutit për Studime Evropiane, Petar Milutinoviq, u shpreh se Brukseli nuk ka instrumente të mjaftueshme për presion të drejtpërdrejtë mbi Beogradin dhe Brukseli aktualisht është i përqendruar në sfidat e brendshme – nga lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë, dhe deri te problemi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor në një kuptim më të gjerë.

 

Advertisement