Rajon
Njihet si nacionalist i tërbuar anti shqiptar, Dritan Abazoviç fton tenistin e njohur serb të bëhet “Qytetar Nderi”
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka vizituar ekipin e basketbollit në Manila. Malazezët kaluan turin e parë të Mundobasket, dhe në fillim të të dytit, luajtën kundër amerikanëve të fuqishëm dhe bënë një rezistencë të madhe ndaj rivalit të tyre të favorizuar (75-83). Në një intervistë për “Nova.rs”, Abazoviç zbuloi se Novak Djokovic mund të bëhet “Qytetar Nderi” i Malit të Zi. Më parë këtë dekorim e ka marrë edhe Vlade Divac. “Më vjen mirë që e bëra vetë atë. Vlade Divac është një legjendë, këta njerëz, për shkak të rrethanave një pjesë të jetës e kaluan në Mal të Zi në karrierën e tyre Është një gjë e mrekullueshme, personalisht mendoj se do të bëjmë diçka të ngjashme me Djokoviçin”, ka thënë Abazoviç për “Nova.rs”. Djokoviç tradicionalisht një pjesë të verës e kalon në Mal të Zi.