Rajon
Njohja/ Po na bëjnë presion…Presidentja greke flet nga Beogradi
Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, gjatë vizitës zyrtare në Beograd ka deklaruar se ndaj Athinës ka presion për te njohur Kosovën.
Përkundër kësaj, ajo deklaroi se “qëndrimi i Athinës është i pandryshueshëm”, por shtoi se Greqia “do të vazhdojë të luaj rol konstruktiv në rajon”.
Në lidhje me presionin të cilën presidentja greke thotë se eshte përballur Athina zyrtare, ajo ka pranuar se një gjë e tillë ka ekzistuar gjithmonë, por me shume tani kur perëndimi është në kundërshtim të hapur me Kremlinin për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Presidentja greke ndër tjera ka folur edhe për marrëveshjen e Ohrit, duke e përshëndetur atë, teksa dhe tha se “Greqia është e gatshme të ndihmojë në proces”.