Politike
Noka thumbon Salianjin: Ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatorja e Ramës për Endri Shabanin
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka hedhur hipoteza në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Duke folur për gazetarët në lidhje me firmat e dhëna nga PD-ja, Noka u shpreh se ka gojëdhëna që Grida Duma ishte negociatorja e Ramës për Endri Shabanin. Në fund të fjalës së tij, Noka u shpreh se Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit ka kërkuar ndjesë publike për firmat që ka dhënë për zgjedhjen e Shabanit.
“Për firmat që janë dhënë për Avokatin e Popullit, ne kemi kërkuar ndjesë. Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit ka kërkuar ndjesë publike dhe do ta sqaroj këtë gjë. Sigurisht që kanë filluar dhe kanë kërkuar ndjesë edhe shumë nga firmëtarët dhe ky proces po vazhdon. Ndjesa është ndaj demokratit dhe ndaj qytetarëve. Për çfarë është ndjesa? Ndjesa është për arsye se në një ngutje sipër ose në një, në një moment emocional kur ishte çështja e Bashkisë së Tiranës…
Jo, sqarimi është gjë shumë e thjeshtë e sqarim. Keni parasysh, shumë njerëz, po them shumë kolegë të mi, nën emocion pse Shabani kishte ofruar si mbështetje ndaj kandidatit të përbashkët të opozitës, mbase janë dy. Sot në mbledhje ka thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Salianji. Madje ka, ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatorja e Ramës për Endri Shabanin.
Gojëdhëna. Ka gojëdhëna. Tani, kjo është histori që nuk i intereson… Ju sqaroj, ju sqaroj. Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe të deputetit, ka debatuar me çdo firmëtar. Ka qenë kundër dhe është kundër. Flamur Noka ka një vullnet të shprehur tek Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni dhe anëtarë të tjerë,” tha Noka.