Aktualitet
Nuk di anglisht? Trump rivendos kërkesën e rreptë të aftësisë së gjuhës për shoferët profesionistë të kamionëve

Qeveria federale e SHBA-së po ndryshon përsëri marshin në sektorin e transportit, duke vendosur rregulla të rrepta të aftësisë gjuhësore për shoferët e kamionëve komercialë.Me firmën e Presidentit Donald Trump, çdo shofer që nuk mund të lexojë ose të flasë anglisht në mënyrë të mjaftueshme do të konsiderohet i papërshtatshëm për të drejtuar dhe do të hiqet nga shërbimi.Urdhri i ri përmbys një qasje më të butë nga viti 2016, kur administrata Obama lejoi shoferët me aftësi të kufizuara gjuhësore të vazhdonin punën. Tani, shoferëve do t’u kërkohet të japin teste të gjuhës angleze për të kuptuar sinjalistikën, për të komunikuar me autoritetet si policia e trafikut ose stacionet e kontrollit të ngarkesave dhe për të plotësuar saktë raportet dhe dokumentetVendimi ka shkaktuar tashmë përçarje në industrinë e transportit, e cila po përballet me mungesë stafi dhe presione të mëdha nga automatizimi. Ndërsa disa profesionistë, kryesisht transportues të pavarur, e mirëpresin kthimin në atë që Ministri i Transportit Sean Duffy e quan “logjikë të shëndoshë”, të tjerë kanë frikë se ndryshimi do ta përkeqësojë krizën e vendeve të punës.Aleanca për Sigurinë e Automjeteve Tregtare, një agjenci federale që mbikëqyr sigurinë rrugore, dikur votoi për të eliminuar plotësisht kërkesën për njohuri të anglishtes. Tani, sipas udhëzimeve të reja të departamentit, ajo është e detyruar të zbatojë standardet e përcaktuara në urdhrin e Trump.
Siç theksohet në njoftimin e qeverisë: “Zotësia e gjuhës angleze nuk është luks, por një kërkesë themelore për sigurinë rrugore.”

