Connect with us

Rajon

Nuk do firmos asgjë/ Vuçiç: 18-a nuk do të jetë Dita e Gjykimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se “nuk planifikon të nënshkruajë asgjë” në takimin e 18 marsit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një fjalim drejtuar kombit të enjten pasdite, presidenti serb tha se “nuk ka ende një draft të asaj që do Bashkimi Evropian” në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

“Ne kemi dorëzuar tonin, shqiptarët propozimin e tyre. Nuk kemi marrë ende asgjë nga Brukseli dhe ai dokument ende nuk ekziston”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha gjithashtu se takimi me Kurtin “nuk do të jetë asnjë lloj dite gjykimi”, por se do të përpiqet të bëjë “atë që është më e mira për Serbinë”, teksa dhe shtoi: Kemi diskutuar se çfarë është e nevojshme për të arritur normalizimin e marrëdhënieve, që për mua nuk do të thotë eufemizëm për njohjen e Kosovës, as de facto , as de jure”.

Sipas tij, edhe Serbisë, edhe Kosovës do t’i bëhet me dije se “ajo që propozon Evropa, është de facto pjesë e rrugës së negociatave drejt BE-së”.

“Ne nuk mund të jemi kundër, sepse kjo do të ishte katastrofike për Serbinë”, tha presidenti duke shtuar se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nëse shqiptarët pranojnë ta formojnë Asociacionin, do të ketë gjëra që nuk do të jenë  të lehta për ne dhe asnjërën prej tyre nuk do tjua fsheh, por nuk rezultati për vendin tonë do të jetë i mirë dhe kjo është më e rëndësishmja”, tha presidenti serb.

Advertisement