Connect with us

Aktualitet

“Nuk është SHBA” – Ylli Manjani zbulon shtetin që jep më shumë para për drejtësinë

Një nga urdhrat ekzekutiv që presidenti amerikan Doland Trump firmosi sapo mori detyrën, preku edhe Shqipërinë, ajo e pezullimit të ndihmave të huaja.

Për juristin Ylli Manjani nuk është e nevojshme ti jepet një vëmendje e madhe urdhrit për ndërprerje të fondeve, pasi sipas tij nuk është SHBA, ajo që ka mbështetur më së shumti vendin tonë financiarisht.

“Nuk mendoj ta quaj një tërheqje nga ana e Amerikës. Kjo e fundit për arsye të problemeve të veta apo çështjeve ekzekutive, do të bëjë një ‘krefje’ të situatës.

Nga ana tjetër nuk mendoj që SHBA gjithë këto vite kanë qenë aq prezente sa të meritojë kaq shumë vëmendje. Qeveria suedeze në Shqipëri është shumë më prezente me fonde, është të paktën 5 herë më shumë se qeveria amerikane.

Edhe qeveria zvicerane është 2 herë më shumë prezente se ajo amerikane në ndihmat e huaja. BE është 10 herë më i fuqishëm në sensin e asistencës që ka sjellë në Shqipëri”, u shpreh Manjani.

Për juristin, mirënjohja më e madhe nga ana e shqiptarëve duhet të shkojë për Bashkimin Evropian lidhur me sasinë e fondeve në Shqipëri.

“Populli shqiptar që do 60% Amerikën, duhet të kuptojë që nuk e justifikon financiarisht. Duhet të jetë mirënjohës BE-së për nga sasia e fondeve që ka në Shqipëri.

Paratë e BE-së janë hedhur direkt në sektorin e infrastrukturës. E vetmja infrastrukturë me paratë e qeverisë amerikane janë një sistem audioje në gjykata, por diçka shumë e vogël në vlerë.

Më së shumti asistenca amerikane në Shqipëri ka qenë për konsulencë”, shtoi Ylli Manjani në emisionin ‘Now’.

Advertisement