Connect with us

Kosova

‘Nuk jemi larg situatës kur serbët nga Kosova do të ngarkohen në kamionë dhe traktorë’

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vazhdojë të persekutojë dhe keqtrajtojë serbët dhe se nuk jemi shumë larg situatës kur serbët nga Kosova do të spastrohen etnikisht hipur në kamionë dhe traktorë.

I ftuar në emisionin televiziv Ćirilc, ai eshte shprehur se për shkak të ngjarjeve të fundit në Kosovë, Serbia do t’i vuajë pasojat në muajt e ardhshëm.

Duke folur për thirrjet e zyrtarëve amerikanë që Serbia të zvogëlojë numrin e personelit ushtarak në vijën administrative me Kosoven, Vuçic theksoi se Anthony Blinken, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, është një njeri i denjë dhe se ai dukej vërtet i emocionuar kur ata folën ne telefon.

“Ata u shqetësuan sepse ne sollëm disa armë të sofistikuara ne kufi. Ne u përpoqëm t’i bindim, sepse nuk kemi nevojë për tension, tha Vuçic duke shtuar se në vijën administrative ishin rreth tetë mijë pjesëtarë të ushtrisë dhe se një vit më parë ishin rreth 14 mijë të tillë.

Vuçic gjithashtu përsëriti se ngjarjet në fshatin Banjskë ishin rezultat i presionit të ushtruar ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb nga regjimi i Albin Kurtit, duke theksuar se që nga ardhja e tij në pushtet, 11 për qind e serbëve janë larguar nga Kosova.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare lejon që terrori të vazhdojë, dhe Albin Kurti vazhdon të keqtrajtojë dhe persekutojë serbët, njerëzit do të fillojnë të paketojnë gjërat dhe të largohen nga Kosova” –  paralajmëroi presidenti serb

Advertisement