Pinknews
‘Nuk jetoj pa ty’, Beatrix i dedikton këto fjalë…
Artistja shqiptare, Beatrix Ramosaj shpesh herë në intervista të ndryshme ka treguar se është e lidhur me qenushen e saj.
E sot qeni i këngëtares feston ditëlindjen dhe Trixa me anë të një postimi në Instagram bëri një urim të veçantë për ditëlindjen e qenushes.
Ajo tha se nuk mund ta imagjinonte jetën pa të dhe se është shumë më fat.
“Urime ditëlindjen për gjithë botën time. Dashuria ime, mikesha më e mirë, personi im. Të dua Bella, je dritë e syve të mi. Gjithmonë në anën time. Gjashtë vite më parë Bella erdhi në jetën time dhe ma ndryshoi jetën për të mirë. Nuk mund ta imagjinoj veten pa të. Jam shumë me fat”, shkroi artistja.