Shendeti
Nuk ju shton në peshë/ Receta e krepave
Krepat mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si cokokrem Milka, mjaltë ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime). Por receta e meposhte eshte nje nga recetat e cila u nevojitet me se shumti personave qe duan te mos shtojne peshe, ose jane ne ndjekje te nje diete. Per kete recete u nevojiten pikerisht keto ingrediente, ku shumica prej tyre jane pjese e kuzhines suaj.
Përbërësit: – ½ gote miell kokosi, – 1 lugë miell pa gluten, – 2 vezë, – ½ gote fjolla tërshëre, – ½ gote mel, – 1 lugë agavë apo mjaltë, – pak kripë, – 1 lugë e vogël sodë buke, – 2 dl ujë, – 1 lugë e vogël vaj.
Përgatitja:
Miellin e kokosit, fjollat e tërshërës dhe melin bluani mirë. Pastaj në tretjen e përftuar shtoni të gjithë artikujt dhe përzieni mirë.
Kur tretja të bëhet homogjene dhe pa droçka, futeni në frigorifer dhe lëreni të qëndrojë 10 – 15 minuta.
Pastaj nxehni vajin në tigan dhe piqni krepa. Kur t’i bëni gati, mbushni me shtesa të preferuara. Ju bëfshin mirë!