Connect with us

Kosova

Nuk ndryshuan mendje, ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE

Kosova nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës, megjithëse Asambleja Parlamentare e rekomandoi anëtarësimin e saj. Lidhur me këtë, historiani dhe eksperti i Ballkanit Konrad Clewing tha se Kosova bëri shumë gabime.

“Së pari, u mbështet në faktin se partnerët perëndimorë, duke parë politikën serbe, do hapnin rrugën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Gabimisht mendoi se tri fuqitë e mëdha të BE-së do të ndihmonin në minutën e fundit. Së dyti, qeveria e tanishme dhe ato të mëparshme nuk zhvilluan një plan për Asociacionin e Komunave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Të mendosh se kjo çështje do të zgjidhet vetvetiu është naive dhe një gabim i madh politik. Kjo u dha hapësirë aktorëve perëndimorë – nga Lajčak deri te liderët në Berlin, Paris dhe Romë – për të ndërhyrë. Parakushti për të paraqitur planin e Lajčak pa negociata të mëtejshme me dhe në Kosovë në Gjykatën Kushtetuese ishte një ndërhyrje që meriton kritikë. Letra e tre liderëve drejtuar Albin Kurtit më 15 maj ishte gjithashtu shumë e ashpër. Megjithatë: Nëse qeveria do të kishte vepruar më herët, kjo mund të ishte shmangur” – deklaroi Clewing duke shtuar se veprimet e javës së kaluar nga Ministria e Jashtme erdhën shumë vonë dhe pa shumë përmbajtje.

“Është e pakuptueshme se si mund të besohej se në minutën e fundit Gjermania, Franca ose Italia dhe gjithë QUINT-i do të ndryshonin mendjen dhe të pranonin një plan ende të papërfunduar si ai i Fondacionit FES” – theksoi eksperti.

Teksa Kurti po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, I pyetur se çfarë mund të përfitojë kampi i tij nga ky hap, Konrad Clewing deklaroi:

Nëse kryeministri Kurti e ndjek me vendosmëri këtë qëllim, ai llogarit se ai dhe partia e tij mund të fitojnë mbështetje nga votuesit për sukseset, veçanërisht në dobësimin e institucioneve serbe në veri të vendit dhe në çështje si valuta dinar. Në planin e brendshëm, qeveria ka disa suksese – por në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të përditshme të jetesës, performanca është e dobët. Në politikën e jashtme, ai mund të spekulojë se partnerët perëndimorë do të zbusin kritikat e tyre nëse rizgjidhet dhe mbetet partneri kryesor në Kosovë. Ka gjasa që partnerët perëndimorë të shpresojnë për zgjedhje të reja për të gjetur një partner më të përshtatshëm. Qeveria aktuale ka shkaktuar shumë zemërim te aleatët me qasjen e saj jo diplomatike”

Advertisement