Connect with us

Kronike

Nuk paguan…merren peng 4 shqiptarë nga Kosova

Katër shtetas nga Kosova janë mbajtur peng për gati 1 orë në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime në Durrës me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën. Policia e Durrësit informoi se se në pranga ka rënë pronari i banesës i identifikuar si D.K 48 vjeç dhe një tjetër shtetas i identifikuar si N.Xh 49 vjeç nga Durrësi. “Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit D. K., me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin” informoi sot policia e Durrësit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të arrestuar janë Nexhmi Xhili, 49 vjeç dhe  Dritan Kucaj. 48 vjeç.

Advertisement