Pinknews
‘Nuk më nxorri publiku’/ Azemi plas bombën: Është dikush që nuk më deshi aty brenda
Influencuesi i njohur në rrjete sociale dhe ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Azem Gagica, ka zbuluar mendimet e tij rreth eleminimit të tij nga shtëpia më e famshme në Kosovë, në një intervistë të fundit për “Artistët Shqiptarë”.
“Kur dola, pashë që njerëzit më kanë mbështetur shumë. Kam unë fakte që më kanë votuar shumë njerëz dhe dyshoj që dikush (tash nuk e di) kush, nuk më ka dashur aty brenda. S’besoj që publiku më ka nxjerr mua”, tha Azemi.
Azemi, i njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta dhe të qenurit një figurë karizmatike në rrjete sociale, u bë shpejt një prej personazheve më të pëlqyer brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ai u përfol për qasjen e tij të paqartë në raport me bukuroshen Alba Vukaj, e cila brenda shtëpisë nu k idha sinjale për një lidhje.
Azemi foli gjithashtu për këtë pjesë gjatë kësaj interviste të tij të fundit për “Artistët Shqiptarë”.
Ndërsa Azemi vazhdon me projektet dhe angazhimet e tij pas BBVK, fansat me siguri do të mbeten të interesuar të mësojnë më shumë rreth përvojave të tij dhe të ndjekin çdo hap të karrierës së tij në të ardhmen.