Connect with us

Politike

Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend Bardh Spahinë, mbetet jashtë Edona Bilali nga PS

Qarku i Shkodrës vijon numërimin për kandidatët e listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të ri.

Deri më tani votuesit e këtij qarku i kanë ndarë mandatet 5 për Partinë Demokratike, 4 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Socialdemokrate.

Sa i përket listës së hapur, vetëm Partia Demokratike ka mundur të fusë në Kuvend një deputet.

Nga 405 kuti, deri tani janë numëruar 139 të tilla, ku si rezultat në Kuvend futet ish-kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.

PS në Shkodër nuk ka arritur të sigurojë një vend në Parlament për kandidatët e saj në listën e hapur, duke mbetur jashtë ish-deputetja Edona Bilali si dhe Frrok Gjini, i cili në këtë listë në mesin e socialistëve rezulton më i votuari, me 1487 vota deri tani.

PD 1 mandat nga lista e hapur:

1  Bardh Spahia  3425 vota

 

 

Advertisement