Politike
Numërohen 8 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 1172 vota
Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, ku janë për tu numëruar 21 kuti.
Në Tepelenë do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave.
Nga 21 kuti në total, janë numëruar 8 kuti, me rezultat: 1172 vota për Gramos Sako nga Partia Socialiste, dhe 211 vota për Gabriel Guma, kandidat i pavarur.
Në Tepelenë kanë votuar 2488 qytetarë, nga 7184 që kishin të drejtë vote.
LAJM I PERDITESUAR
TEPELENË/ Sako i PS fiton me 77% të votave, i pavaruri i Berishës merr vetëm 22%! Për herë të parë testohet numërimi me Inteligjencë Artificiale
Nuk ka surpriza as në Bashkinë e Tepelenës. Rezultatet përfundimtare të KQZ tregojnë se PS me ish-ushtarakun Gramos Sako kanë fituar me 77.85% ose 3261 vota.Nga ana tjetër, 26-vjecari Gabriel Guma, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, ka marrë 928 vota ose 22.15%.
Për herë të parë në Bashkinë e Tepelenës u testua edhe numërimi i votave me Inteligjencë Artificiale, krahas numërimit manual.