Connect with us

Kronike

Nuredin Dumani tregon planin horror: Fatmira do vr*tej në varrin ku shkonte dhe qante djalin

Vrasësi me pagesë dhe i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, vijon të rrëfejë krimet. Ai ka treguar detaje të tjera nga krimet e tij ndër vite për llogari të grupeve kriminale. Në seancën e sotme gjyqësore në GJKKO, Dumani ka treguar planin e vrasjes së Fatmira Dedja në vitin 2013 në ambientet e një garazhi në një pallat në qendër të Durrësit.

60-vjeçarja në atë kohë u godit me sende të forta në mënyrë që vrasja të dukej si një grabitje. Në sallën e gjyqit Nuredin Dumani ka treguar si u hartua plani për vrasjen e Fatmira Dedjes dhe se si fillimisht diskutohej që ekzekutimi të bëhej në varreza, ku e ndjera shkonte dhe qante të birin që ia kishin vrarë.

Fatmira Dedja ishte nëna e Elvis Dedajt, edhe ky i fundit i ekzekutuar në Qershor 2012. Në ato vite, Fatmira Dedja akuzonte publikisht dhe në prokurori se djalin ia kishte vrarë Festim Qoli. Në bazë të dosjes ”Plumbi i Artë” i SPAK si dhe bazuar në dëshminë e Nuredin Dumanit, Qoli pagoi 40 mijë euro për ta vrarë Fatmira Dedjan për shkak se ajo “fliste”. Fatmira Dedja u godit me grushte dhe thikë nga Talo Çela dhe Nuredin Dumani.

Advertisement