Aktualitet
Nuredin Dumani trondit me deklaratën: Vodhëm 500 mijë euro në shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës

I penuari i drejtësisë, Nuredin Dumani bëri një deklaratë të fortë në seancën e sotme në GJKKO duke pranuar se ka qenë pjesë e një grabitje të bërë në shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës, Kryetarit të Partisë Agrare Ambientaliste. Sipas gazetares Klodiana Lala, Dumani tha se Dorian Shkoza i ka thënë se banesa ku është bërë vjedhja është e dhëndrit të Agron Dukës. Ai ka shtuar se së bashku me të tjerë kishin vjedhur një shumë prej 500 mijë eurosh, të fshehura në një banesë në Shijak dhe Vilbashtovë.
Debati në gjykatë:
Gentian Sharra: Tek magazina e Ardian Collakut, i late leket dhe u larguat.
Dumani: Po
Gentian Sharra: Si more nuk i numërove leket, u largove pa i numeruar, aman moj zonja gjyqtare a nuk i njeh hajdutet, si ikin pa numeruar leket.
Keni kryer grabitje banesash?
Dumani: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja.

