Politike
‘O dreq, boll bërtite’/ Agravon sherri mes Braçes dhe Vokshit: Ik o…
Debati në Komisoinin e Sterilizimit nuk është zhvilluar brenda në sallë, por ka përfshirë edhe të tjerë që nuk janë pjesë e strukturës. Përplasja që po zhvillohej brenda mes kryetares së Komisionit, Albana Vokshit dhe socialistit Plarent Ndreca ka shqetësuar deputetin Erion Braçe. Në një moment, Braçe është futur në mbledhje dhe i ka kërkuar Albana Vokshit të ulë zerin me pretendimin se kishte një mbledhje në zyrat ngjitur dhe nuk po fokusohej dot.
“Thuaj atij që ke në shtëpi, kur flet mendo içik. Ec or dreq andej, boll bërtite, ule zërin. Se kam zyrën këtu matanë dhe po të dëgjoj ty, kam mbledhje atje matanë. Nuk ka nevojë për t’u mësuar,”– tha Braçe.
Por se çfarë i ka thënë socialisti, Vokshi duket se as nuk e ka dëgjuar dhe ka menduar se kishte hyrë brenda për t’i ardhur në ndihmë kolegut të tij, Plarent Ndrecaj.
“Ec o Erjon tani, mësoje pak se këto rishtarët nuk e dinë. Të kam shpirt. Ec o Erjon. Të thirri për ndihmë. Mësoje pak si të mbajë pozicionin e nënkryetarit,”-i thotë Vokshi nga vendi.
Megjithatë debati mes tyre përfundoi shpejt, pasi socialisti Braçe doli nga salla.