Connect with us

Aktualitet

“O Zot, këtë gjë që e bëjnë vetëm budallenjtë”/ Turistja e huaj shokohet me parakalimet në Shqipëri

Parakalimet e rrezikshme në rrugët e Shqipërisë kanë habitur dhe shqetësuar turistet e huaja. Gjatë udhëtimit të tyre, ato kanë parë nga afër manovra të njëpasnjëshme e të rrezikshme, të cilat kanë vënë në rrezik jo vetëm jetën e drejtuesve të makinave, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
“ O Zot, çfarë është kjo! Kjo është një gjë që e bëjnë vetëm budallenjtë”, dëgjohen të thonë vajzat, të tronditura nga ajo që po ndodhte përpara syve të tyre.
Ngjarja risjell edhe një herë në vëmendje faktin se parakalimet e gabuara mbeten një nga shkaqet kryesore të aksidenteve me pasojë vdekjen në Shqipëri.
Advertisement