Connect with us

Rajon

Odaloviç ‘godet’ Kurtin: Je problemi i komunitetit ndërkombëtar

Kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur, Veljko Odaloviç ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është problem i bashkësisë ndërkombëtare dhe i partive politike në Kosovë, duke theksuar se Evropa është e pafuqishme që ta detyrojë Prishtinën të përmbushë atë që ka nënshkruar.

“Kurti po tenton të marrë një pjesë të territorit të Serbisë, ky është qëllimi i tij kyç, ai ka problem në skenën e brendshme me të gjithë, ka problem me BE-në dhe SHBA-në, si dhe me serbët e veriut. Çdo histori që ai flet është një përpjekje për të kthyer mbrapsht dhe për të mos dëgjuar atë që më 3 qershor i është thën. Evropa parashtori tre pika dhe një rrugë për de-përshkallëzimin dhe ai po i kthen gjërat”,- tha Odaloviç, raporton rtv.rs.

I pyetur se a tolerohet politika e BE-së ndaj Kurtit, Odaloviç thekson se me të drejtë jemi të inatosur me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, pasi në njëfarë mënyre po na barazojnë në përshkallëzimin në veri të Kosovës dhe Metohisë. Sipas tij i vetmi përgjegjës për përshkallëzimin e situatës në komunat në veri të Kosovës është Kurti.

Advertisement