Bota
Ofendoi eurodeputetët duke i quajtur ‘idiotë’, reagon Varhelyi
Komisioneri Eiropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka shprehur keqardhje dhe pendesën për komentet e tij, një ditë pasi ofendoi eurodeputetët në sallën e Parlamentit Europian duke i quajtur “idiotë”, pasi kishte lënë padashje mikrofonin hapur.
Varhelyi iu drejtua shefit të kabinetit të tij në gjuhën e tij amtare hungareze duke thënë “edhe sa idiotë kanë mbetur?”. Kjo pyetje i referohej numrit të përfaqësuesve që do t’i bënin pyetje lidhur me ndikmin e Rusisë në Ballkan.
“Unë sinqerisht shpreh keqardhje për keqkuptimin rreth një komenti që kam bërë gjatë debatit në seancë plenare të Parlamentit Europian.
Ky ka qënë një diskutim privat në hungarisht mes meje dhe shefit të kabinetit tim për një çështje krejt tjetër.
Kjo është nxjerrë jashtë kontekstit dhe unë kërkoj falje për çfarëdo keqkuptimi”, ka thënë Varhelyi.