Kosova
OKB/ Dosja Kosova shkon në Këshillin e Sigurimit
“Sesioni i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën është i rëndësishëm sepse serbëve u mohohet e drejta për jetë” – Kështu tha Presidenti i Qendrës për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Stevica Deđanski, sipas te cilit gjithashtu është jashtëzakonisht e rëndësishme të zgjidhet koha kur do të kërkohet një seancë speciale e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.
Dedanski theksoi se nga kryetari i Këshillit të Sigurimit të OKB-së varet nëse propozimi do të futet në rendin e ditës dhe meqenëse SHBA-të janë aktualisht në atë pozicion dhe Shqipëria në shtator, ai mendon se është logjike të pritet një vend neutral për të marrë atë pozicion.
Serbia, siç ishte paralajmëruar edhe më parë, shumë shpejt do të kërkojë zyrtarisht që të mbahet një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çështjen e Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më herët ka theksuar se për këtë lëvizje mbetet të gjendet momentii dihur
“Serbia tashmë ka ndërmarrë disa hapa në mbledhjen e argumenteve për atë seancë, që nga kërkesa drejtuar KFOR-it për të zbatuar një pjesë të Rezolutës 1244 për të kthyer deri në 1000 pjesëtarë të forcave serbe në Kosovë, deri te apeli për të gjitha institucionet dhe vendet e rëndësishme për të shtuar vëmendjen ndaj asaj se çfarë po ndodh me serbët në Kosovë” – deklaroi Stevica Deđanski