Politike
OKB miratoi përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, ministri Hasani: Shqipëria bashkë-sponsorizoi
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot rezolutën për përkujtimin e gjenocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë.
Hasani u shpreh se 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës.
Ai theksoi se Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.
Reagimi i plotë;
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për përkujtimin e genocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë.
Çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten në të ardhmen.
Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.