Pinknews
Olta debaton me Fotininë: Nuk më intereson mendimi jot për mua
Olta dhe Fotini kanë pasur një debat mes tyre. Olta është ndjerë e bezdisur nga ‘kritikat’ që Fotini shpesh i bën për lojën e saj.
Olta: Nuk po të jap arsye të bësh debat me mua, por ti vazhdon.
Fotini: Ti mërzitesh shumë, këtë ke të keqe. Është mendimi im.
Olta: E thua këtë mendim në çdo moment që të jepet mundësia, të njëjtën gjë. Nuk guxoj të them diçka. Ne flasim për qejf, ti prapë aty.
Të kam thënë ndonjëherë që ti gabon dhe loja jote nuk më pëlqen? Mbase e mendoj dhe unë për ty, por nuk ta them, të respektoj. Atëherë dhe ti jo çdo herë që gjen hapësirë ta thuash, mund ta thuash sepse bëhesh e mërzitshme. E di mendimin tënd për mua, nuk do tentoj të ta ndryshojë.
Fotini: Unë kam shumë mendim të mirë për ty.
Olta: Faleminderit, ma ke thënë 100 herë mendimin tënd, nuk dua ta dëgjoj më. Le të ndërtojmë një komunikim bashkë, bëjmë bisedë normale.