Connect with us

Bota

Operacioni i FBI-së britanike, dy kapitenëve ukrainas u dështon trafiku i shqiptarëve me…

Një operacion i përbashkët mes Agjencisë Kombëtare të Krimeve të Britanisë (NCA), Forcave Kufitare dhe autoriteteve franceze ka çuar në ndalimin e një jahti në brigjet e Isle of Wight, duke zbuluar një tentativë për trafikim të paligjshëm emigrantësh drejt Mbretërisë së Bashkuar.Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas, Vladyslav Cherniavskyi, 37 vjeç, dhe Oleksandr Yavtushenko, 43 vjeç, të cilët janë arrestuar dhe janë akuzuar për ndihmë në imigracion të paligjshëm. Ata do të paraqiten sot (22 korrik) në Gjykatën e Magjistraturës së Portsmouth.Jahti, që ishte nisur nga veriu i Francës, u pikas në Kanalin Anglez të dielën pasdite (20 korrik) dhe u shoqërua deri në marinën e Gosport në Hampshire nga një anije patrulluese e Forcës Kufitare britanike.Në bord ndodheshin pesë pasagjerë, një femër nga Vietnami dhe katër shqiptarë, një prej tyre Pellumb Selimi, 29 vjeç – i cili ishte i kërkuar për mungesë paraqitjeje në gjykatë në lidhje me një çështje droge. Selimi është arrestuar dhe do të dalë përpara Gjykatës së Lartë në St Albans.Zyrtari hetues i lartë i NCA-së, Julian Harriman, deklaroi: “Ky operacion është pjesë e një hetimi të vazhdueshëm të udhëhequr nga NCA në bashkëpunim me autoritetet franceze dhe Gendarmerinë Kombëtare. Ndihma e Forcës Kufitare ka qenë thelbësore. Lufta kundër grupeve kriminale të trafikimit të njerëzve mbetet një prioritet për të dy vendet, Francën dhe Britaninë, dhe do të bëjmë gjithçka për të çmontuar këto rrjete kriminale.”

Të arrestuarit ndodhen ende në paraburgim dhe hetimet janë në vazhdim.

Advertisement