Aktualitet
Operacioni në Elbasan/ GJKKO jep vendimin për bandën e Suel Çelës
Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për anëtarët e bandës kriminale të Suel Çelës. GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” për avokaten Blerina Beqiri. Ndërkohë masa e sigurisë mbetet e pandryshuar për persona e tjerë.
Prokuroria e Posaçme zhvilloi pak ditë më parë një operacion në Elbasan pas zbërthimit të bisedave në SKY ECC. Aksioni u zhvillua për kapjen e Suel Çelës dhe goditjen e grupit të tij kriminal.
NJOFTIMI I GJKKO:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 26.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personave nën hetim Xhino Roka, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Marsel Roka, Skender Sufaj, Artan Hoxha, Elton Qyno, Pajtime Fetah, Dedan Gjoni, Blerina Beqiri”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 234, 237, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 146, datë 27.11.2024, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim: Dedan Gjoni, Pajtime Fetah, Skënder Sufaj, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Xhino Roka dhe Marsel Roka si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personat nën hetim Dedan Gjoni, Pajtime Fetah, Skënder Sufaj, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Xhino Roka dhe Marsel Roka, të dërgohen menjeherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.
3. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale e caktuar ndaj personit nën hetim Blerina Beqiri me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 – 25 i K.Penal, me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
4. Personi nën hetim Blerina Beqiri detyrohet të paraqitet ne Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 11:00.
5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim: Artan Hoxha dhe Elton Qyno si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
6. Personi nën hetim Artan Hoxha detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13.00.
7. Personi nën hetim Elton Qyno detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të martën e parë të çdo muaji në orën 13.00.
8. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
9. Mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata për personat nën hetim të shpërblehen nga shteti sipas tarifave të parashikuara në ligj.
10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.