Connect with us

Rajon

Opozita serbe mbështetet nga lobistë shqiptarë/ Vuçiç për protestat

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se pret që “presioni më i madh” për çështjen e Kosovës t’i bëhet Serbisë në janar dhe shkurt.

Në një intervistë për “TV Prva”, Vuçiç ka thënë se ajo është periudha kur fushata e zgjedhjeve parlamentare në BE është në kulm.

“Ata mendojnë se do të fitojnë ndonjë votë shqiptare apo ku ta di se çfarë, pasi ata janë të gjithë njerëz që nuk mbështesin vetëm Kosovën e pavarur, por edhe janë lobistë të dalluar shqiptarë. Njerëzit në Serbi duhet ta dinë se ata që kritikojnë qeverinë në Beograd, janë lobistë të shquar shqiptarë” –  tha Vuçiç, duke përmendur edhe raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Ai tha se përgjigja e tij për zyrtarët evropianë mbetet e njëjtë “dhe s’mund të interepretohet në mënyrë tjetër”, por edhe ka theksuar se interesi i Serbisë është “Ballkani i Hapur”.

Advertisement