Connect with us

Kosova

Osmani takon diplomatin amerikan Wood, flasin për rëndësinë e paqes dhe sigurisë në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood.Osmani, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se me diplomatin amerikan janë takuar në Selinë e Misionit të Përhershëm të ShBA-së në Kombe të Bashkuara.

Presidentja Osmani dhe Wood kishin diskutim përmbajtësor për sukseset e Kosovës.

“Në Selinë e Misionit të Përhershëm të SHBA-së në Kombe të Bashkuara, në takim me Ambasadorin Robert Wood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon”, ka shkruar Osmani.

Advertisement