Connect with us

Kosova

Pa asociacion bie qeveria Kurti/ Paralajmërimi i fortë i Milaim Zekës

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, Albin Kurti, pati deklaruar se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i qeverisjes së tij, por gjithçka ndryshoi me ardhjen në pushtet. Pas marrjes së detyrës, SHBA-të dhe BE-ja intensifikuan takimet me Kurtin, duke e kthyer dialogun Kosovë-Serbi në një çështje kryesore që duhej zgjidhur shpejt.

Pak ditë më parë Albin Kurti deklaroi se e ka pranuar planin franko-gjerman si dhe ka vendosur disa kushte në lidhje me formimin e Asociacionit, që po kërkohet me ngulm nga ndërkombëtarët. Por a pritet ta nënshkruajë Albin Kurti marrveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi?

Ish-deputeti njëherësh gazetari, Milaim Zeka, në një prononcim tha se nëse Albin Kurti nuk e nëshkruan Asociacionin, qeveria e tij do të bjerë.

I pyetur se a pritet ta themelojë Asociacionin e komunave serbe, Zeka u përgjigj

“Kurti prej fillimit deri tani ka ardhë me gënjeshtra e hiprokizi, gjithçka mund të bëjë. Paradite thotë ndryshe, pasdite ndryshe, nuk ka asnjë qëndrim dhe çdo veprim e bën me kokën e vet. Edhe planin franko-gjerman e pranoi përmes Twitter, nuk shkoi as ta prezantonte në parlament, as në qeveri apo organet e partisë së tij. Asnjë njeri nuk mundet ta dëshifroi Albin Kurtin” – deklaroi Milaim Zeka

Advertisement