Connect with us

Aktualitet

“Pak do ky, 10 për hundë…”/ Zbardhen përgjimet, si e afërmja e të paraburgosurit fuste drogë në burgun e Elbasanit

Zbardhen përgjimet e Esmeralda Komicit, të afërmes së të paraburgosurit Gerald Stamolla, e cila bënte për të siguruar drogën dhe dërguar më pas në burg.

Në disa biseda, të zhvilluara nga data 25.06.2025 deri 10.07.2025, Esmeralda Komici komunikon në telefon me Gerald Stamollën, i ndodhur në burg, teksa ky i fundit i kërkon të kryejë porosinë për drogën. Në bisedë, i paraburgosuri i thotë asaj se një shok i tij do ta marrë në telefon dhe se do t’i japë “cigaren” në Elbasan. Më pas, i thotë që të marrë një çift në telefon për t’ia dhënë.

Biseda me interes nga 25.06.2025 deri 10.07.2025 të zhvilluara nga Esmeralda Komici.

Në datën 26.06.2025 në orën 10:50 PM  shtetësja Esmeralda Komici e merr ne telefon Gerald Stamolla  (kabina IEVP Elbasan);

Geraldi: Një shoku im do të marë në telefon dhe do të jap cigaren aty në Elbasan, dhe më pas i thotë merr çiftin në telefon dhe jepja.

Esmeralda: Nuk e marr se nuk kam mundësi se nuk kam lekët ta paguaj.

Geraldi: O zemra do ta jap ai pa lek dhe lek jepja sa lek të kesh, tako çiftin dhe jepja.

Në një tjetër bisedë, Esmeralda Komici i dërgon mesazh një numri të paidentifikuar. Ajo shkruan “40 bëj dhe 10 mijë lek se pak do ky, totali 50 mijë lekë.” Numri në fjalë i shkruan asaj që ta presë te një rrugicë në qytet për të zbatuar porosinë.

Në datën 27.06.2025 në orën 03:16  PM  Esmeralda Komici me i dërgon SMS personit.

Esmeralda: 40 bëj dhe 10 mijë lek se pak do ky, totali 50 milek.

Numri: Te prokuroria, po 10 për hundë.

Numri: Sa po i hipi motorit, për tre minuta dil të lutem. Më del dot te rrugica e Brakës. Dil.

Esmeralda: Yes! o lal po sa pak e kishe bo?

Advertisement