Politike
Paloka: Jeni farë e keqe që duhet zhdukur me çdo mënyrë
Deputeti Edi Paloka ka reaguar i revoltuar, pas njoftimit të Kuvendit, se deputetët e opozitës do t’i paguajnë nga xhepi paratë për dëmet në Kuvend.
“Çfarë t’ju thuash këtyre…?
Karriget e drurit qenkan të popullit shqiptar e paguhen me taksat e popullit.
Qindra milionë euro që vidhen çdo ditë me inceneratorët, PPP, rrugët e florinjta, grabitje pronash publike e private, udhëtimet dhe luksi i Ramës me familje e ministra…etj,etj, nuk qenkan të popullit shqiptar, nuk dilkan nga taksat e shqiptarëve!
Farë e keqe që duhet zhdukur me çdo mënyrë”, shkruan Paloka.