Kronike
Pamje të rënda/ E dhunoi për vdekje, si 70-vjeçari i theu nofullën bashkëshortes
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij. Mësohet se e moshuara Hati Deliaj u shtrua mbrëmjen e kaluar në spital me nofulla të thyera dhe me shenja të tjera të dhunës nga i shoqi Ëngjëllush Deliaj.
Siç shihet dhe nga fotot e publikuara nga ‘JOQ Albania’, 64-vjeçarja ishte e shtruar në spital dhe në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Gjatë këtij viti, 64-vjeçarja kishte vuajtur nga probleme me mushkëritë dhe kishte kërkuar ndihmën e familjarëve të saj, të cilët e kishin dërguar në spitalin turk të Fierit për t’i shpëtuar jetën, pasi burri i saj nuk i kishte dhënë ndihmë.
Pas trajtimit në Fier, ajo kishte filluar të përmirësohej dhe të kryente disa aktivitete në shtëpi, por nuk kishte dalë jashtë. Në tre muajt e fundit, ai i kishte ndërprerë çdo marrëdhënie me familjarët e saj dhe kishte refuzuar t’i lejonte ata në shtëpi. Mbrëmjen e kaluar, burri informoi një kushërirë të gruas për gjendjen e saj, duke i thënë se ajo po vdes. Kur njëra prej motrave të gruas e njoftoi se do të kontaktonte policinë, burri, i frikësuar njoftoi ambulancën.
Por kjo nuk është hera e parë që 64-vjeçarja dhunohej nga burri i saj. Gjatë pandemisë Hati ishte shtruar për një muaj në një qendër për rehabilitimin e grave të dhunuara në periferi të Torinos, pasi çifti jetonin në Itali disa vite më parë. Pas kësaj periudhe, ajo i kishte dhënë një mundësi të dytë bashkëshortit, por dhuna kishte vazhduar.