Connect with us

Bota

PAMJE TE RENDA – Gjaku në gju në Iran, dhjetra të vrarë

Vazhdojnë protestat në Iran, ku shumë qytete janë kthyer në vatra zjarri e zemërimi pë vdekjen e Mahsa Amini, 22-vjeçares kurde që vdiq në burg pasi u arrestua nga policia morale për mosmbajtjen e mbulesës islame.

Në Mahabad, në veriperëndim të Iranit, banorët u përleshën me forcat represive dhe pushtuan zyrën e guvernatorit si dhe një stacion policie, për të protestuar kundër vrasjes, gjatë natës së 26 tetorit, të dy demostruasve anti regjim.

Sic edhe shihet në video, situate në qytet është dramatike, teksa dhe dëgjohen të shtëna me armë. Flitet se të vdekurit janë disa dhjetra, gjithsesi ende nuk ka asgjë të konfirmuar për numrin e viktimave.

Edhe pse bilanci i viktimave prej dhunës policore në Iran deri tani është 108, dhe teksa bllokimi i WhatsApp dhe Instagram-it nga pushteti ishte i padobishëm, protestuesit kanë bërë thirrje për mobilizim të përgjithshëm,  me sloganin “Fillimi i fundit”, për rrëzimin e regjimit.

 

Advertisement