Kronike
PAMJE TË RËNDA- Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali
Një shqiptar është qëlluar ditën e sotme në Itali së bashku me një italian tjetër. Mësohet se shqiptari është qëlluar me plumbë në kokë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi tjetër i plagosur ndodhet gjendje të rëndë në spital.
Të dy ata janë qëlluar brenda një apartamenti në Santo Cantone në Itali. Italiani i plagosur ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes, por përpjekja e tij ka rezultuar e kot.
Në vendngjarje u gjet një armë, megjithatë policia dyshon se mund të jetë përdorur më shumë se një. Apartamenti nuk është i regjistruar për asnjërin prej tyre, por për një person të tretë që është gjithashtu me kombësi italiane.