Connect with us

Bota

Panik në qendër të Parisit, makina futet në ambientet e restorantit, një i vdekur e dy të plagosur rëndë (fotot)

Një njeri ka vdekur mbrëmjen e sotme dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në qendër të Parisit kur një automjet ka goditur papritur restorantin ku ata po darkonin, në bulevardin Avenue du Père-Lachaise.

Drejtuesi ishte larguar më pas nga vendngjarja ndërsa një pasagjer i tij ishte arrestuar, tha policia franceze.

Ngjarja e rëndë në zonën qendrore ‘20th arrondissement’ ende nuk ka shkak apo motiv por ka shkaktuar një gjendje të lartë alarmi sigurie në kryeqytet, para Lojrave Olimpike te shume-promovuara që nisin më  26 korrik.

Zhvillimi i rëndë vjen mes situatave po aq të rrezikshme të hasura në shumë qytete të botës vitet e fundit, si në raste të sulmeve personale apo të ideologjisë, ose humbjeve të papritura kontrollit të mjeteve që kanë shkaktuar viktima të pafajshme.

 

Advertisement