Bota
Paqe apo luftë totale? Nesër vendoset fati i Lindjes së Mesme, çfarë do pranojë Irani?

Teksa kanë kaluar 7 ditë nga nisja e sulmeve të drejtpërdrejta me raketa mes Izraelit dhe Iranit, raportohet se ditën e nesërme do të ketë një tentativë për të gjetur një zgjidhje diplomatike.
Sipas CNN, një raund bisedimesh mes Iranit, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Bashkimit Evropian është planifikuar për t’u mbajtur në Zvicër.
Këto bisedime po ashtu do të zhvillohen në konsultim me administratën e presidentit amerikan Donald Trump, sipas një diplomati nga një vend i Evropës Perëndimore, raporton CNN.
Sipas këtij të fundit, bisedimet do të mbahen me qëllim për të shqyrtuar situatën rreth një zgjidhjeje të mundshme në tryezë të konfliktit në Lindjen e Mesme.

