Connect with us

Pinknews

Para kamerave, Buci dhe Santiana kapen në momente intime me njëri-tjetrin

Pas një periudhe të gjatë tensionesh dhe spekulimesh në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 2”, dy ish-banorët e ndarë nga një distancë e ftohtë, Santiana dhe Buci, kanë bërë një hap drejt pajtimit.

Paqja midis tyre erdhi pas një paralajmërimi të rëndësishëm nga e dashura e Bucit, Verona, e cila ndërhyri për të sqaruar gjendjen mes tyre.

Gjatë gjithë spektaklit, Santiana dhe Buci janë përfolur dhe komentuar gjerësisht nga publiku dhe mediat për afërsinë e tyre të veçantë. Marrëdhënien e tyre dytësore, e cila u përshkrua shpesh si një “lojë” nga vetë protagonistët, duket se e ka marrë fund një mbrëmje, kur Buci vendosi të distancohet nga Santiana.

Kjo lëvizje solli ndërprerjen e një afërsie që shumë fansa mendonin se po shkonte drejt një afrimitet shumë të madh.

Mosmarrëveshjet dhe debatet e dy banorëve shpërthyen në fjalë të rënda dhe akuzave reciproke, duke tensionuar edhe më tej marrëdhëniet e tyre.

Por,  mbrëmja e kaluar kamerat e BBVK 2 kapën një moment ndryshe: Santiana dhe Buci u panë duke kërcyer të përqafuar, teksa dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Mesa duket, loja e tyre është bërë tashmë vështirë e kuptueshme nga publiku.

Advertisement