Connect with us

Kronike

Parandalohet vjedhja me armë në Lushnjë

Një vjedhje me armë zjarri është parandaluar në qytetin e Lushnjës  falë inteligjencës informative.

Punonjësit e policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë.

Policia ka ndjekur 3 autorët, Renato Çala, Florenc Tatoshi dhe Bukurosh Mukja që lëviznin me një mjet tip “Benz” me targa të falsifikuara. Për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe 3 shtetasit që po udhëtonin në automjet e kanë braktisur dhe kanë mundur të largohen duke përfituar nga errësira, por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.

Advertisement